12:53 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Kërkohet paraburgim për personin që goditi me veturë për vdekje këmbësorin

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, që t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit E.B, me dyshimin se i njëjti kishte shkaktuar vdekjen viktimës A.C.

E.B dyshohet se me veturën e tij ka përplasur A.C, duke e hedhur 4 metra jashtë rrugës, i cili nga goditjet e marra ndërron jetë, ndërsa i pandehuri E.B., largohet duke mos u ndalur fare në vendin e ngjarjes.

Në njoftimi thuhet se Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve,ndaj të pandehurit E.B., për shkak se i njëjti me datën 13 prill të këtij vitit, rreth orës 01:30, në rrugën “Selman Lajçi” në Pejë, shkel ligjin për rregullat e trafikut, duke i shkaktuar vdekjen të ndjerit A.C.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.