75 Mall Live Search
10:29 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / Z S

Kërkohet paraburgim për shoferen që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq 26-vjeçari në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj shoferes që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në afërsi të objektit të MASHT’it, ku vdiq 26-vjeçari.

Kjo është bërë e ditur nga ana e zëdhënsës së Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se është kërkuar që Gjykata t’i caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarës.

Theksojmë se sot gjatë ditës së sotme pritet të mbahet ceremonia e varrimit të 26-të vjeçarit.

Sipas njoftimit ceremonia e varrimit pritet të mbahet duke filluar nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Baballoq të Deçanit./Indeksonline./