75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 21 Prill 2025 / Z S

Kërkohet paraburgim për të riun që dyshohet se kreu vrasjen e policit Lika

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur, për shkak të dyshimit të veprës penale: Vrasja e rëndë sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.

”Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin II të hyrjes së ndërtesës, i mituri ne bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., SH.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesen e tij, ku i njëjti ishte përcjellë në vazhdimesi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku, pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hyn në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se viktima M.L., dërgohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, andaj, me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Indeksonline/