Kërkohet paraburgim për tre personat që u kapën me 81 kilogram marihuanë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë realizuar një aksion, më 30.06.2019.
Me ç’ rast nga ky aksion janë konfiskuar tetë (8) paketime marihuanë, me peshë 81.5 kg dhe tre (3) vetura, mjete më të cilat dyshohet se personat me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, më 30.06.2019, të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.