75 Mall Live Search
17:30 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / AR

Kërkohet paraburgim për tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Deçan

Prokurorja e rastit në seancën e sotme dëgjimore, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre personat e ndaluar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, raporton Indeksonline.

Prokurorja e çështjes brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit dhe këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake dhe shpresojmë që gjyqtari të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai para mediave.

I njëjti shtoi se tre te arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Tutje, Nikçi u shpreh se se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin më shumë detaje.