75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / MSH

Kërkohet paraburgimi i të pandehurit që pengoi gjyqtarin në kryerje detyre

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit SH.B., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30-ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, më 7 tetor rreth orës 09:30, në fshatin Berishë të Malishevës, me forcë tentoi ta pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. I dëmtuari N.Q., gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakovë në ditën kritike, derisa ka qenë në terren së bashku me procesmbajtësin/dëshmitarin për një kontest pronësor, aty shkon i pandehuri, që fillimisht debaton me avokatin ku i drejtohet me fjalët “Pse ke hyrë në këtë lëndë”.

Avokati kërkon nga gjyqtari që ta konstatojë këtë, teksa i dëmtuari/gjyqtari i prezantohet të pandehurit si gjyqtar i lëndës dhe e ka lutur që mos të pengohet seanca në terren, përndryshe është i detyruar ta thërras policinë.

Mirëpo, i pandehuri nuk e respektoi policinë dhe me tone të larta iu përgjigj me fjalët “Unë jam mësuar që të shkoj në polici dhe thirri edhe njësinë speciale”, duke vazhduar të pengojë gjyqtarin me duar në gjoksin e tij.

“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 401 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së.      

I pandehuri që nga 7 tetori 2025, me vendim të prokurorit të Shtetit, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim.