75 Mall Live Search
14:12 / E Premte, 28 Qershor 2024 / k.v

Kërkohet për vjedhje, nëse e njihni lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Qendra, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2, i KPPRK-së, dhe në harmoni me nenin 8 të KEDNJ-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të  shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale; vjedhja, konform nenit 313, të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:

E-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192