Kërkohet performancë e përbashkët e “bilbilave të këngës shqipe”, Haradinajt dhe Bahtirit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes Instagramit ka marrë iniciativë që artistët kosovarë të dalin “live” nga shtëpia, në këtë mënyrë të argëtohet publiku, gjatë këtyre ditëve në izolim, ku kërkesa pati edhe për politikanët tanë.
Ai i pyeti ndjekësit e tij se cilin artistë kosovar do të kishin dëshirë të dëgjonin live stream nga shtëpia.
Ata iu përgjigjen masivisht pyetjes së tij, ku edhe i shfaqën të preferuarit e tyre. Më pas, Ahmeti i etikoi artistat e kërkuar.
Ndjekësit kërkuan live edhe Shpend Ahmetin: “Shpend Ahmeti se edhe ti e djeg live-n”, por nuk shpëtuan as Ramush Haradinaj dhe Agim Bahtiri.
“Dy bilbilat e këngës shqipe: Ramush Haradinaj ft. Agim Bahtiri”, kishte shkruar njëri nga ta./Indeksonline/

