Kërkohet që Zvicra të bojkotoj Kupën e Botës, kjo është arsyeja

Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar një vend në finalet e Kupës së Botës, Katar 2022.
Ata përfunduan të parët në grup duke lënë mbrapa edhe Kampionët e Evropës, Italinë.
Por ka në Zvicër që mendojnë se kombëtarja helvetike duhet të bojkotoj këtë ngjarje.
Organizata Socialiste “Juso Schweiz” ka thënë se Zvicra duhet të mos marr pjesë në Kupën e Botës për shkak të shkeljes së të drejtave të punëtorëve në Katar.
Ta kanë hapur edhe një peticion që kërkohet që Zvicra të bojkotoj Kupën e Botës dhe ngjarja të mos transmetohet në asnjë kanal televiziv:
Ky është reagimi dhe kërkesa e tyre:
Mbi 6500 njerëz kanë vdekur në ndërtimin e stadiumeve për Kupën e Botës dhe kushtet e punës në kantieret duhet të cilësohen si skllavëri moderne. Katari gjithashtu ka një nga ligjet më të tmerrshme në botë, kështu që homoseksualiteti mund të dënohet me vdekje me ligj. Me mbajtjen e Kupës së Botës në atë vend, lidershipi politik në Katar dhe FIFA kanë treguar se janë fjalë për fjalë gati të kalojnë mbi trupa të vdekur për përfitimet e tyre.
Zvicra me pjesëmarrjen në Kupën e Botës po bën këtë lojë të pistë dhe po thyen të gjitha vlerat humanitare që ka shkruar në flamur prej dekadash. Si vendndodhja e selisë së FIFA-s, Zvicra tani ka mundësinë të dërgojë një mesazh të fortë: të drejtat e njeriut janë të panegociueshme.
Prandaj kërkojmë:
Bojkot i Kupës së Botës nga Federata e Futbollit dhe Kombëtarja e Zvicrës: Nuk ka futboll në stadiume të ndërtuara mbi kufoma!
Asnjë transmetim i Kupës së Botës në radio dhe televizionin zviceran: Asnjë përfitim nga shkeljet e të drejtave të njeriut përmes tarifave tona!