75 Mall Live Search
18:24 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / G T

Kërkohet shkarkimi i Pochettinos, tifozët e fyejnë trajnerin argjentinas dhe thërrasin emrin e Jose Mourinhos

Skuadra e Chelseat ka barazuar 2:2 ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.

Gjatë ndeshjes, tifozët mysafir këndonin emrin e Jose Mourinhos dhe ofendonin trajnern argjentinas, Mauricio Pochettino, shkruan Indeksonline

Blutë e Londrës kërkojnë largimin e argjentinasit nga stoli dhe një gjë e tillë mund të ndodh sonte apo më së largu nesër.

Momentalisht Chelsea është në pozitën e 11-të në Premier League me vetëm 35 pikë./Indeksonline/