75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërkohet shkarkimi i zv.ministres Mikiq

Organizata për Transparencë ORA, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkimin e zëvendësministres Vesna Mikiq, pas deklaratave të saj lidhur me bombardimet e NATO-s.

Sipas kësaj organizate, deklaratat e tilla nxisin dhunë dhe urrejtje.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Organizatës ORA:

Organizata për Transprencë ORA përmes kësaj komunikate për media shpreh shqetësimet e saja lidhur me deklaratën tendencioze te zv/ministres se Qeverisë së Kosovës Vesna Mikiq.

Në shekullin e civilizimit ta quajmë aleancën e sigurisë dhe paqes NATO si gjenocidbërëse dhe një popull ndaj të cilit u ushtrua gjenocid dhe dhunë sistematike shekuj me radhë si popull terrorist është kundër parimeve dhe ideve të këtij shekulli.

Deklarata të tilla nxisin urrejtje dhe dhunë andaj Republika e Kosovës nuk është strehë e atyre që kultivojnë këto dukuri.

Kërkojmë reagim të menjëhershëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës që ta shkarkoj me automatizëm autoren në fjalë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është vend i ndaluar për gjithë ata që punojnë kundër interesave të shtetin tonë dhe miqve tanë. /Indeksonline/