22:51 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërkohet shkarkimi i zv/ministres serbe, pas statusit për bombardimet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me publikimin e zv/ministres serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

Mikiq duke folur për 20 vjetorin e bombardimeve në Serbi, tha se u bë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO.

E pikërisht për këtë deklaratë të saj, deputetja Musliu kërkoi nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që ta shkarkojë atë menjëherë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

R E A G I M
Kjo zv.Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran” .