14:16 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kërkohet shkarkimi komplet i Bordit të Këshillit për Trashëgimi

Këshilli i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, po pohon se gjendja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë nuk është e mirë.  Por anëtarët tjerë të komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion e Ndërmarrësi po kërkojnë shkarkimin e këtij bordi.

Nënkryetarja e këtij komisioni, Teuta Haxhiu tha se përkundër buxhetit prej 2-milionësh, këshilli nuk ka bërë ndonjë gjë, veçse është marrë me problemet e brendshme.

” Ju nuk jeni komplet, ne komplet ju kemi emëruar. Shkresat që ju kanë ardhur janë shqetësim. Problemet ma të mëdha po dalin që ju gjatë gjithë mandatit jeni marrë me probleme të brendshme. Përkundër buxhetit që nuk e konsideroj të vogël ju keni ngec. Unë personalisht kisha kërkuar shkarkim të këshillit komplet”, tha Haxhiu.