75 Mall Live Search
11:55 / E Martë, 12 Mars 2024 / Z S

Kërkohet shtimi i orëve të edukatës fizike në të gjitha nivelet e shkollimit

Gjatë ditës së sotme në Komisionin për arsim shkencë, teknologji, inovacion, kulturë, rini dhe sport është diskutuar për gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve.

Lidhur me këtë përfaqësues të Fakultetit të Edukimit Fizik kanë kërkuar që të rritet numri i orëve në shkolla për lëndën e edukimit fizik.

Kjo sipas tyre është e nevojshme për shëndetin fizik dhe po ashtu në aspektin mendor të fëmijëve.

Po ashtu është bërë e ditur se aktualisht në Kosovë janë 2 orë në javë edukim fizik, ndërsa është thënë se në Kroaci i kanë 5 orë në javë.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik, Musa Selimi, ka kërkuar që edhe në ciklin e ultë, prej klasave 1-5 orët e edukimit fizik t’i mbajë profesionisti dhe jo mësuesi./Indeksonline/