75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / MSH1

Kërkohet shtyrja e shqyrtimit të afateve për votimin me postë

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është kërkuar që të shtyhet pika 3.1 e rendit të ditës, që është shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes, postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kjo pikë është propozuar të shtyhet në mbledhjen e radhës.

Anëtarët e VV-së në KQZ ishin kundër. Ata thanë se çfarëdo vonese në këtë drejtim mund të rrezikojë ushtrimin e të drejtës së mërgatës për votim përmes postës.

“Çfarëdo vendimmarrje përtej ditës së sotme, është nul për nga efekti i këtij dokumenti. Ne jemi buzë një procesi, i cili e kam thënë se mund të rrezikojë procesin dhe të drejtën e mërgatës për të votu. Ne prapë kemi punu në disa modalitete që sa i përket dërgimit të fletëvotimeve, por që përshpejtojnë afatet dhe proceduarat e dërgimit. Çfarëdo shtyrje tjetër është thirrje për me dështu procesi. Afatet janë të paraqitura, kësaj radhe rrezikojnë seriozisht procesin e dërgimit të zarfeve apo të votimit të mërgatës”, tha anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.

Kësisoj, KQZ-ja shkoi në pauzë deri pas orës 19:00.