Kërkohet turisti polak, nuk u rikthye pas notit në Ksamil!

Një turist polak 74-vjeçar po kërkohet nga shërbimet e policisë së Sarandës, pasi dyshohet se është mbytur në zonën e Ksamilit, ku ndodhej me pushime.
Kallëzimi i ngjarjes erdhi vetëm në mbrëmje nga një bashkëkombëse 29-vjeçare e të zhdukurit, shkruan A2 CNN.
Turistja polake dëshmoi se i moshuari me inicialet Z.K. ishte futur në ujë rreth orës 10:30, por nuk u kthye më në breg.