Kërkohet urgjentisht gjak të grupit AB negativ për policin kosovar

Një thirrje për ndihmë është shpërndarë ku kërkohet gjak i grupit AB negativ për Izahir Ahmetin, polic nga Kaçaniku dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas postimit, bëhet fjalë për një rast urgjent që kërkon reagim të menjëhershëm nga qytetarët që kanë këtë grup të rrallë gjaku. Polici Ahmeti, përveçse ka qenë pjesë e luftës për liri si pjesëtar i UÇK-së, ka shërbyer me përkushtim edhe pas luftës në radhët e Policisë së Kosovës.
“Kërkohet urgjent gjak grupi (AB negativ) për policin në Kaçanik, Izahir Ahmeti, veteran i UÇK-së.
+383 44 227 905”, thuhet në thirrjen e publikuar nga faqja “S’je Kaçanikli, nëse…”.
Grupi AB negativ është një nga grupet më të rralla të gjakut, që e bën këtë apel edhe më urgjent. Familjarët dhe miqtë e tij u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë këtë grup gjaku, që të kontaktojnë menjëherë në numrin e dhënë për të ndihmuar në këtë situatë të rëndë shëndetësore.