Kërkoi ndihmë në Twitter të gjente mikën e fëmijërisë, iu deshën vetëm 11 orë të “ribashkoheshin”
Një vajzë pati një kërkesë të cilën e lëshoi në rrjetin e saj social në Twitter për ta ndihmuar ta gjente mikën më të mirë të saj të cilën e takoi në një udhëtim në Havai në vitin 2006.
Ishte emocionuese se nevojiteshin vetëm 11 orë, që ato të gjenin njëra-tjetrën, duke i lënë njerëzit të emocionuar për ribashkimin e tyre të ëmbël.
Brianna, nga Misisipi, postoi një foto të vetes së saj kur ishte fëmijë dhe në krahë të saj ishte një vajzë tjetër me një fustan të kaltër me lule.
Ajo nuk kishte emër të vajzës, por tha se ajo tha se e kishte humbur dhe donte ta dinte më shumë për të.
Brenda pak orësh, vajzë me emrin Heidi, një artiste që duket se jeton në Kaliforni, iu përgjigj asaj me një foto të saj që mbante si dëshmi nga një pushim, së bashku me komentin “kam dëgjuar se po më kërkon”./Indeksonline/