21:08 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kërkoi para për djalin e sëmurë, por ato i shpenzon për drogë e prostituta

Kohën e fundit dukshëm janë shtuar rastet kur kërkohet ndihmë për persona të sëmurë, kjo pasi që kostot financiare për shërimin e sëmundjeve të rënda janë më të mëdha.

Kështu, një baba brazilian ka mbledhur fonde për djalin e tij 19 muajsh, Joao Miguel i diagnostikuar me një sëmundje të rrallë neuromuskulore- degjeneruese.

Por babai, 37 vjeçari Mateus Henrique Leroy Alves, i keqpërdori ato.

Në vend që të blinte dozat e ilaçit të nevojshëm për ta bërë vogëlushin të ndihej më mirë, ishte zhdukur pa lënë gjurmë, duke shpenzuar 12 mijë eurot e para në drogë, alkool dhe prostituta.

Qëllimi ishte të hapte me pjesën e mbetur të shumës, një bordello në Salvador de Bahia, me këshillën e një të ashtuquajture ‘grua biznesmene’.

Pas kësaj ai u arrestua dhe dhënia e donacioneve u pezullua.

Duket se 37 vjeçari ishte impenjuar shumë në rrjetet sociale dhe eventet e organizuara për mbledhjen e fondeve që do shkonin për djalin e tij të sëmurë.

Me të mbledhur shumën e mjaftueshme për të blerë tre dozat e para të ilaçit të nevojshëm për një terapi prej gjashtë të tillësh,  burri zhduket krejt papritur.

Një muaj më pas, u gjet dhe u arrestua nga policia në një hotel me pesë yje në Salvador de Bahia. Gjatë marrjes në pyetje pranon se:  “I shpenzova paratë në alkool, gra dhe drogë”.

Sipas hetuesve, 37 vjeçari kishte planifikuar të hapte një bordello, me një grua të kësaj fushe dhe po tentonin të rekrutonin prostitute nga Belo Horizonte.

Ajo shpreson në rinisjen e mbledhjes së fondeve, por kësaj here pa të shoqin që vetëm ‘baba’ nuk meriton të quhet.