10:00 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kërkoi të dashur për Shën Valentin përmes një billbordi, mori 2000 ftesa

Mark Rofe bëri një gjë mjaftë të rrallë për të gjetur të dashur për ditën e Shën Valentinit.

Ai kishte shpenzuar më shumë se 400 euro për të reklamuar veten në një billbord, sipas tij këtë gjë e kishte bërë pasi që e gjithë shoqëria e tij ishin martuar apo fejuar dhe vetëm ai kishte mbetur.

Mirëpo siç duket kjo gjë Markut i ka funksionuar sepse pasi mbaroi ky ‘reklamim’ ai pati gjithësej 2.363 ftesa për ta kaluar ditën e Shën Valentinit me të.

E për këtë u ndje mjaftë mirë e madje bëri një postim ku i falënderoi të gjithë për ftesat që i kanë bërë./Indeksonline/.

Mark Rofe