75 Mall Live Search
23:33 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kërkoi të kryente mardhënie seksuale në këmbim të vendit të punës, arrestohet inspektori

Një inspektor tatimesh mësohet se është vënë në pranga në qytetin e Korçës, pasi dyshohet se ka kërkuar favore seksuale ndaj një shtetase.

Sipas Ora News personi i arrestuar është shtetasi Arian Mema, punonjës pranë tatimeve.

Burimet, konfindeciale, bëjnë me dije se Mema ka kërkuar favore sekuale në këmbim të punësimit.

Denoncimi në polici u bë nga një vajzë, banuese në Korçë që nuk i bëhet me dije identiteti. Mema u arrestua nga policia ndërkohë që prokuroria e rrethit të Korçës ka nisur hetimet e mëtejshme lidhur me rastin.