“Kërkoj falje për veprimin tim”, Vinicius Jr për gjestin në “El Clasico”: Ndonjëherë më mposht pasioni…!
Futbollisti brazilian, Vinicius Jr përmes rrjeteve sociale ka kërkuar falje për gjestin e tij në “El Clasico”.
Trajneri Xabi Alonso vendosi ta largonte nga fusha sulmuesin edhe pse ishte duke bërë një paraqitje tejet pozitive, shkruan Indeksonline
Duke u larguar nga fusha, Vini Jr bënte gjeste dhe tregohej i pakënaqur me zëvendësimin – që ra në sytë e çdo tifozi.
Hoy quiero pedir disculpas a todos los madridistas por mi reacción al ser sustituido en el Clásico.
— Vini Jr. (@vinijr) October 29, 2025
Así como ya lo he hecho en persona durante el entrenamiento de hoy, también quiero pedir disculpas nuevamente a mis compañeros, club y presidente.
A veces la pasión me gana por…
Përmes rrjeteve sociale, Vini Jr ka kërkuar falje për gjestin e tij dhe tregon se këtë gjë e bëri edhe në stërvitje te Real Madridi.
“Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë madrilenëve për reagimin tim kur u zëvendësova në Clasico.
“Ashtu siç kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes së sotme, dua t’u kërkoj falje përsëri shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.
“Ndonjëherë pasioni më mposht sepse gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Karakteri im konkurrues buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson.
“Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë”, ka shkruar Vinicius Jr
/Indeksonline/

