19:24 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Kërkoj histori të re dashurie, por përfundoj e dehur në krevatin e ish-it”

Historitë e kaluara të dashurisë mund të ndikojnë shumë në jetën e një personi. Një vajzë ka rrëfyer problemin duke shkruar një letër për eksperten E.Jean duke kërkuar një zgjidhje për jetën e saj sentimentale.

“Për herë të parë, j am partnere e një firme ligjore në Nju Jork dhe punoj 60-70 orë në javë. Kjo do të thotë që jeta ime sociale është vetëm dy netë, kështu që kur dal në një klub me një djalë që e pëlqej, filloj të marr tekste nga djemtë që kam folur dikur. Kjo gjë më kujton se nuk mund të kem një histori dashurie më të gjatë se një muaj dhe kjo më bën të mendoj se mund të mbetem beqare përgjithmonë. Më pas mërzitem. Kështu i shkruaj ish-të dashurit tim nga shkolla ligjore dhe përfundoj e dehur duke kryer marrëdhënie seksuale deri në 4 të mëngjesit në apartamentin e tij. Është e vështirë të krijosh një lidhje emocionale, kjo është më e pakta”, shkruajti ajo.

Përgjigja e ekspertes: Ti duhet të vendosesh që të mos i kthesh më mesazhe personave që ke patur lidhje në të kaluarën. Telefoni jot është një arkiv i personave të vdekur për ty që po hanë trurin tënd. Injoroji! Për këtë gjë të duhet disiplinë. Kushdo që mbijeton në një firmë të madhe në Nju Jork, gjë që është lidhja më e madhe emocionale që ke tani në jetë, mund të disiplinosh edhe bllokimin e mesazheve në celular. Kjo do të të pastrojë kokën dhe do ta lirojë zemrën.