17:49 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kërkon divorc nga burri për “dashurinë ekstreme” të tij

Një grua në Emiratet e Bashkuara Arabe po kërkon divorc – duke pretenduar se jeta e saj është “ferr” sepse ajo ndjehet e mbytur nga “dashuria ekstreme” e burrit të saj.

Ajo i tha një gjykate të Sheriatit në Fujairah se ajo dëshiron të divorcohet nga bashkëshorti i saj pas një viti martese për shkak të adhurimit të tij të tepërt për të, raportoi të premten Khaleej Times, transmeton Indeksonline.

“Unë u mbyta nga dashuria ekstreme, ai madje më ndihmoi ta pastroja shtëpinë”, tha para gjykatësit.

Ajo tha se dëshiron të ketë një ditë me mosmarrëveshje, po kjo është e pamundur me burrin tim romantik, i cili më falte gjithmonë dhe më dhuronte dhurata.

Çështja raportohet se ishte shtyrë, në mënyrë që çifti të pajtohej, pasi burri i saj i tha gjykatësit që nuk është e drejtë të gjykosh një martesë nga viti i parë, dhe të gjithë mësojnë nga gabimet e tyre./Indeksonline/