75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Kërkon minuta më shumë, Vëllaznimi pritet ta huazojë mbrojtësin e Prishtinës

Skuadra e Vëllaznimit pritet që të përforcohet me një futbollist të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Burime të IndeksOnline mësojnë se klubi nga Gjakova është duke “peshkuar” në Prishtinë dhe është pikërisht futbollisti Ermal Veliqi i cili mund të përfundoj te fanella “kuqezi”.

Veliqi është mbrojtës i krahut dhe pritet që gjatë këtij afati të huazohet te skuadra që bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Mbrojtësi i krahut nuk bëri shumë paraqitje me Prishtinën gjatë këtij gjysmësezoni, prandaj kërkon minuta më shumë në këmbët e tij.

Ai ishte transferuar në kryeqytet nga Drenica gjatë afatit të verës dhe kishte firmosur kontratë dy-vjeçare./IndeksOnline/