75 Mall Live Search
21:25 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kërkon t’i rikthej linjat, Britney Spears tregon sekretin e mirëmbajtës së fizikut

Britney Spears kohëve të fundit është mjaft e përkushtuar ndaj linjave të saj.

37 vjeçarja ka treguar së falë ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve intensive po arrin t’i rikthej format e saj.

Këngëtarja e njohur amerikane edhe përmes një video që ka publikuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram ka treguar për sekretin e fizikut të saj.

“Një pushim shumë të nevojshëm për mua!!!! U emocionova aq shumë sa gjeta një palestër të shkëlqyeshme …… kishte mini dhoma private në palestër që të mund të ushtrohesha … ishte ditë e shkëlqyeshme”, ka shkruar Britney përkrah një video ku shihet teksa ushtron.

Ndryshe, Britney ka vite që nuk ka sjellur një projekt të ri, ndërsa është nënë beqare e dy fëmijëve./Indeksonline/