75 Mall Live Search
19:12 / E Premte, 25 Prill 2025 / Gj. Sh

Kërkuan të zëvendësohen gjyqtarët, Real Madridi anulon konferencën për shtyp dhe seancën stervitore para ndeshjes me Barcelonën

Real Madridi ka anuluar konferencën për media dhe stërvitjen e sotme para finales së Copa Del Rey, ndaj Barcelonës.

”Marca”’ raporton se trajneri Carlo Ancelotti dhe futbollisti Luca Modric do të mbanin një konferencë shtypi në orën 19:15, por që nuk do të paraqiten, shkruan IndeksOnline.

Ata po ashtu do të pozonin me Ter Stegen dhe Hansi Flick.

Arsyeja e braktisjes së konferencës raportohet se është pasi Real Madridi ka kërkuar të ndryshohen gjyqtarët e finales, por kjo nuk është pranuar nga Federata Spanjolle e Futbollit./IndeksOnline/