23:20 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërpudhat dhe ndikimi i tyre në trurin e njeriut

Ngrënia e kërpudhave më shumë se dy herë në javë mund të parandalojë problemet me kujtesën dhe gjuhën. Me këto probleme kryesisht përballen personat mbi 60 vjeç, transmeton Indeksonline.

Një anti-oksidant unik i pranishëm në kërpudha mund të ketë një efekt mbrojtës në tru, zbuloi studimi.

Me gjithë faktin se personat e testuar performuan më mirë në testet e të menduarit, kur konsumonin kërpudha, studiuesit nuk kanë mundur të dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të kërpudhave me funksionet e trurit.

Rezultatet e studimit të Universitetit Kombëtar të Singaporit u bazuan në 663 të rritur, të moshës mbi 60 vjeç, dietën dhe mënyrën e jetesës e të cilëve e gjurmuan nga viti 2011 deri në vitin 2017.

“Ky korrelacion është e habitshme dhe inkurajuese”, tha asistent profesor Lei Feng, autori kryesor studimit, nga departamenti i mjekësisë psikologjike të universitetit.

“Duket se një përbërës i vetëm i disponueshëm zakonisht mund të ketë një efekt dramatik. Por ne po flasim për një kombinim të shumë faktorëve – çaji, zarzavate me gjethe jeshile, arra dhe peshq janë gjithashtu të dobishme”, shtoi ai.

Studiuesit theksojnë faktin se kërpudhat janë një nga burimet më të pasura dietetike të ergotioneinës – një antioxidant dhe anti-inflamator.

Ato gjithashtu përmbajnë lëndë ushqyese dhe minerale të tjera të rëndësishme si vitamina D, selenium dhe spermidine, të cilat mbrojnë neuronet nga dëmtimet. /Indeksonline/