Kërset dajaku, konsumatori sulmon kuzhinierin pasi që ia vonuan qebapat (Pamje)
Jo gjithmonë, konsumatorët e restoranteve të ndryshme ndahen të knaqen me ushqimet që u servohen.
Kështu në Buckinghamshire ka ndodhur një rrahje e pazakontë, derisa një person ka goditur pronarin e kuzhinës i cili i vonoi porosinë.
Klienti në fjalë ishte mërzitur nga pritja që kishte bërë, derisa qebapat që ai kishte porositur i ishin vonuar më shumë se zakonisht, shkruan Daily Mail – transmeton Indeksonline.
Në këtë mënyrë, ai u fut në kuzhinën e restorantit, dhe filloi të sulmonte pronarin e kuzhinës.
Sipas dëshmitarëve, konsumatori ishte i dehur dhe nuk ishte në gjendje të mirë.
Ata treguan se ai ishte i zemëruar pasiqë ushqimi i tij mori shumë kohë për të arritur./Indeksonline/

