Kërset grushti mes tifozëve në ndeshjen Francë – Izrael (VIDEO)

Një përleshje masive mes tifozëve ka ndodhur në ”Stade de France” në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Iraelit.
Të dyja kombëtaret e përballen me njëra tjetrën sonte në ndeshjen e Ligës së Kombeve, ku rezultati përfundimtar ishte i baarbart 0-0, shkruan IndeksOnline.
Disa dhjetëra persona janë përballur me njëri-tjetrin në shkallët e stadiumit.
Në përleshje morën pjesë disa persona me flamuj izraelitë. Mbështetësit brohoritën “Lironi pengjet” në përgjigje. Më pas u krijua një kordon i dyfishtë me stjuardë për të ndarë të dy grupet.
Këto tensione vijnë pas përleshjeve të dhunshme mes tifozëve holandez dhe atyre izraelitë që ndodhën javën e kaluar në Amsterdam.