19:27 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

KES diskuton për pagën minimale dhe kontratën kolektive

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Ekonomiko Social (KES) gjatë së cilës është bërë miratimi i vendimeve të Komisioneve Profesionale të KES me emrat e rinj të propozuar nga partnerët.

Përveç kësaj, pikë diskutimi ka qenë edhe Projekudhëzimi Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.09/2013 për kriteret dhe procedurat e përcaktimit të pagës minimale në Kosovë.

Kimisioni profesional për Ekonomi, Financa dhe Privatizim u ngarkua që të nis punën për dhënien e propozimit për shumën e pagës minimale sipas kritereve të përcaktuara me udhëzim.

Ky propozim, pas shqyrtimit nga ana e KES do të dërgohet në Qeveri për miratim.

Me poropozim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherit kryesues i KES-it për këtë vit,u vendos që menjëherë pas festave të fundtvitit të angazhohet komisioni për Legjislacion trepalësh që të fillojë punën për hartimin e marrëveshjes së re kolektive.