KESCO me informacion me rëndësi për konsumatorët e Prishtinës

Sporteli për kërkesa dhe ankesa nga objekti qendror, zhvendoset në KESCO Premium Center, te Kafet e Vogla
Të nderuar konsumatorë,
Në vazhdën e ofrimit të kushteve sa më të mira gjatë kryerjes së shërbimeve tuaja, jemi duke punuar në rregullimin e hapësirave të reja të punës.
Meqë zhurma është e paevitueshme gjatë procesit të punimeve, sporteli për Kujdes ndaj Konsumatorëve do të zhvendoset në KESCO Premium Center, te Kafet e Vogla, deri në përfundim të punëve të vrazhda.
Pra, nga dita e nesërme, më 21 gusht (e mërkurë) deri më 24 gusht (e shtunë). Ndërkaq, nga e hëna, më 26 gusht, sporteli për kërkesa dhe ankesa do të rifillojë punën edhe në objektin qendror.
E gjitha kjo që gjatë marrjes së shërbimeve mos të keni pengesa nga zhurma.
Me shpresë në mirëkuptimin tuaj, ju presim në KESCO Premium Center, adresa: rruga “Fehmi Agani”, te Qafa, afër Agjencisë për Regjistrimin Civil.