KESCO reagon për mesazhet mashtruese: Konsumatorët të kenë kujdes të shtuar

KESCO ka bërë një reagim në lidhje me mesazhet mashtruese që po u shkojnë qytetarëve në emër të tyre, duke thënë se nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë.
KESCO gjithashtu u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos bien pre e këtyrë mashtrimeve.
“Ju lutemi t’i verifikoni këto SMS që për qëllim kanë mashtrimin dhe të gjitha pagesat t’i kryeni përmes kanaleve zyrtare të KESCO-s, si aplikacioni eKesco, arkat nëpër qendrat tona, platforma eKosova, si edhe bankat e institucionet mikrofinanciare”.
“KESCO do të marrë të gjitha masat ligjore lidhur me këtë çështje. Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni këshilltarët tanë nga shërbimi për konsumatorë nëpërmjet kanaleve zyrtare të KESCO-s, si edhe lajmërojeni në Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim.