75 Mall Live Search
14:22 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Këshilla e doktoreshës: Vendosni maska dhe mbajini distancën fizike, kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë

Vendi tashmë ka hyrë në javën e dytë të zbatimit të masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës. Mbyllja e kopshteve, bërja obligative e maskave, sapo të dalim nga shtëpia, mbyllja e bizneseve pas orës 21 si dhe ndalimi i qarkullimit nga ora 21:00 deri në ora 05:00 për disa komuna  janë masat e fundit. Kjo pasi që në vend është shtuar ndjeshëm numri i të prekurve me Covid-19 në dy muajt e fundit, shkruan IndeksOnline.

Duke e parë një situatë të tillë doktoresha nga Vitia e që është drejtoresh e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë që pret që ky vendim të sjellë rezultate.

“Vendimi i fundit i Qeverise shpresoj shume qe ka me sjelle rezultate, sepse në bazë të asaj çka ne kemi  parë në media, por edhe nëpër qytet, markete e kudo nëpër vende publike, respektimi i masave ka qenë  shumë i vogël, për të mos thënë fare”, tha Kadolli për IndeksOnline.

Tutje doktoresha nga Vitia, thotë se shpreson shumë që inspektoratet sanitare, të luajnë rolin e tyre e të vazhdojnë edhe mëtej të intervenojnë aty ku ka shkelje të rregullave.

Doktoresha Kadolli për të gjithë qytetarët e Vitisë por dhe Kosovës ka dhënë një porosi.

“E vetmja mënyrë që të dalim nga kjo situatë për momentin, janë vetëm maskat dhe distanca fizike”, ishte porosia e saj.

Në anën tjetër  në qytetin e Vitisë janë të prekur nga virusi edhe personel mjekësor , e njëri nga ta doktori Fadil Zuka, nuk arriti t’i mbijetojë, i cili ndërroj jetë gjatë ditës së djeshme  duke u bërë doktori i parë në Kosovë që humb betejën me Covid-19./IndeksOnline/