10:01 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / k.v

Këshilla për të parandaluar 3 infeksione të zakonshme të frymëmarrjes gjatë dimrit

Dimri përbën sezonin që çon në ndezjen e simptomave të ndryshme. Problemet e zakonshme shëndetësore që shfaqen më së shumti në dimër janë infeksionet e traktit të frymëmarrjes.

Astma është njëra nga to dhe ajo paraqitet nëpërmjet simptomave si teshtitja, kollitja, shtrëngimi i kraharorit. Ekzistojnë dy lloje të astmës: Astma alergjike që shkaktohet për shkak të ekspozimit ndaj alergjenit, si pluhuri, poleni, tymi. Një tjetër është astma jo-alergjike që shkaktohet nga gripi, stresi ose moti ekstrem. Pra, kini kujdes nga shkaktarët e astmës këtë dimër.

Dhimbja e fytit: Dhimbja ose thatësia në fyt që më vonë të çon në dhimbje janë disa nga simptomat më të shpeshta të një dhimbje të fytit. Kjo shkaktohet kryesisht për shkak të infeksioneve dhe rrethanave të motit të ftohtë gjatë dimrit.

Gripi: Gripi shkaktohet edhe nga viruset respiratore ngjitëse. Virusi ndikon në mushkëri dhe madje në disa raste mund të rezultojnë në hospitalizim dhe rrallëherë edhe në  vdekje, transmeton indeksonline.

Këtu janë disa këshilla për të parandaluar infeksionet respiratore në dimër.

1. Lani duart tërësisht me sapun dhe ujë;

2. Mbuloni gojën dhe hundën për të shmangur pluhurin;
3. Pini shumë lëngje. Mënyra më e mirë është të konsumoni lëngje të ngrohta sikurse caji apo dicka tjetër;
4. Konsumoni ushqime të shëndetshme si fruta dhe perime të freskëta për ta mbajtur sistemin imunitar të fortë;
5. Ushtrimi i rregullt sidomos si joga dhe noti është i dobishëm në periudhë afatgjatë;
6. Shmangni përdorimin e antibiotikëve dhe ilaçeve pa përshkrimin e mjekut;
7. Vaksinimi rekomandohet për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike si astma dhe diabeti;

Nëse simptomat dështojnë të zhduken brenda tri ditëve, menjëherë konsultohuni me mjekun tuaj./Indeksonline/