08:03 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / OSH

Këshilla për t’u rikthyer në fitnes dhe për të gjetur motivimin e humbur

Pandemia ka lënë njerëzit shumë të lodhur, jashtë çdo lloj aktiviteti dhe të demotivuar, por është e mundur të riktheni ritmin tuaj të stërvitjes.

Më poshtë mund të gjeni disa këshilla që do t’iu ndihmojnë në fillimin e palestrës dhe arritjen e fizikut që gjithmonë këni dëshiruar.

Mos ki turp

Trajner personal, Exeter Joe Edmonds, thotë se një dukuri me të cilën përballet çdo ditë është turpi.

Gjatë gjithë kohës, njerëz duan të ushtrojnë më shumë, por janë të tmerruar të futen në palestër sepse janë të shqetësuar nëse përdoruesit e rregullt do të qeshin me ta.

Ndërsa realiteti sipas tij është se përgjithësi, njerëzve të tjerë nuk u intereson.

Gjeni nxitjen tuaj personale

Nëse jeni natyrshëm të prirur të rrini ulur ose nuk ju pëlqen veçanërisht të ushtroni, mund të jetë e vështirë të motivoni veten por nxitja juaj personale ka rëndësi të madhe në fillimin e ushtrimeve dhe në arritjen e asaj që doni, shkruan The Guardian, përcjell Klan Kosova.

Identifikoni diçka që ju pëlqen

Nëse filloni me diçka që vërtet nuk ju pëlqen, nuk do t’ju ndihmojë të arrini asgjë. Gjetja e diçkaje që nuk e urreni është një hap i mirë për të filluar dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë të ndërtoni nivelin e besimit tuaj.

Mos u fiksoni për palestrën

Ka shumë mënyra për të ushtruar që nuk përfshijnë palestrën. Edhe nëse ecni rregullisht është stërvitje, patinazhi në park me miqtë, një shëtitje e gjatë në plazh, të gjitha ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe, më e rëndësishmja, janë të kënaqshme për t’i bërë.