09:14 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Këshilla rreth karrierës për punonjësit ambiciozë

Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ta dini se keni njerëz të cilët ju mbështesin, ju shtyjnë që ta jepni më të mirën nga vetja dhe festojnë sukseset tuaja së bashku me ju. Këta lloj njerëzish janë zakonisht anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë. Është një ndjenjë e mahnitshme ta keni fatin t’i takoni këta njerëz gjersa jeni në udhëtimin tuaj në karrierë.

Asnjëherë nuk duhet të ndjeheni sikur i detyroheni punës suaj aktuale çdo lloj angazhimi nëse nuk po merrni atë që dëshironi ose meritoni. Nëse nuk jeni më duke u sfiduar ose të paktën nuk sfidoheni sa duhet dhe e dini se meritoni më shumë, atëherë është koha për ndryshime.

Gjithmonë mendoni se çfarë funksionon më mirë për ju

Bëni gjëra që do t’ju sjellin dobi, jo vetëm në kohën e duhur, por edhe në të ardhmen e afërt. Kurdo që merrni një vendim jo vetëm për karrierën tuaj, por edhe jetën tuaj personale, mos harroni të vendosni veten në radhë të parë. Shqyrtoni të gjitha opsionet tuaja dhe përzgjidhni ato që funksionojnë për ju.

Gjithmonë kërkoni më shumë

Për të qenë në gjendje të qëndroni në një ekip, ju duhet të bëni më shumë sesa vetëm detyrat që kërkohen nga ju. Ju duhet të jeni në gjendje të ngrini dorën tuaj dhe të kërkoni më shumë që të jeni në gjendje të qëndroni në këmbë dhe të tregoni se çfarë jeni në gjendje të bëni. Mos hezitoni të kërkoni detyra shtesë pasi t’i keni mbaruar detyrat e caktuara nga menaxheri/punëdhënësi juaj.

Mos keni frikë të aplikoni për një pozitë më të lartë

Mos hezitoni të dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë. Kjo vlen më shumë kur ne aplikojmë për një vend pune, por zakonisht kërkojmë atë që jemi pothuajse të sigurt që do të merrnim.
Cila është më e keqja që mund të ndodhë kur aplikoni për atë pozitë? Edhe nëse nuk arrini atë që kërkoni, ju do të mësoni se çka kërkohet nga ju, si dhe fushat ku keni nevojë për përmirësime. Kësisoj, në tentimet tuaja të mëvonshme do të jeni më të përgatitur për ngritje në pozitë.

Kuptoni se cilat janë pikat tuaja të dobëta dhe të forta dhe mësoni prej tyre

Përdorni pikat tuaja të forta në avantazhin tuaj dhe punoni në përmirësimin e dobësive tuaja. Të gjithë kemi pikat e forta dhe të dobëta. Njerëzit janë shpesh janë të prirur t’i shmangin detyrat që kërkojnë aftësi për të cilat mendojnë se janë dobësi. Kjo shmangie mund të shkaktojë probleme dhe nuk ju lejon t’i luftoni dobësitë që keni.

Cila është zgjidhja?

Një mundësi e mirë për t’u ballafaquar me një dobësi është të gjeni një mënyrë të re për t’iu qasur asaj. Le të themi se dobësia juaj është rrjetëzimi, sidoqoftë, dy nga pikat tuaja të forta janë mirëbesimi dhe empatia. Ju mund të kërkoni një mënyrë për t’iu qasur të tjerëve duke përdorur këto dy tipare që keni. Nëse një bashkëpunëtor ju ka ndihmuar ose një kontraktues ka bërë një punë të mirë, zgjidhja juaj mund të jetë diçka si përcjellja metodike me një email, falënderim ose mesazh me tekst. Duke vepruar në këtë mënyrë, ju veçse i hapni rrugë vetes për krijimin e miqësive të reja që mund të jenë thelbësore në ndërtimin e karrierës./AkademiPune/