Këshilla se si duhet të veproni në raste të tërmetit
Tërmet i fuqishëm lëkundi sot Kosovën dhe Shqipërinë .
Ja disa këshilla se si të mbroheni nga tërmetet:
- Hapeni derën kryesore të hyrjes dhe mos e leni te mbyllet.
- Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.
- Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj.
- Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.
- Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.
- Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.
- Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.