75 Mall Live Search
23:45 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Këshilli Bashkiak mblidhet ‘online’ miraton vendimin për shembjen e Teatrit

Këshilli Bashkiak në një mbledhje ‘urgjente’ mbrëmjen e kësaj të enjteje ka miratuar vendimin për shembjen e godinës. Ndërkohë që kryebashkikau i Tiranës, Erjon Veliaj, ka paralajmëruar për të hënën në orën 11:00 prezantimin për planit të teatrit të ri Kombëtar, Report TV ka mësuar se mbledhja është bërë sonte dhe është vulosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu për shembjen e kësaj godine. E diktuar nga rregullat e COVID-19, burime bëjnë me dije së mbledhja është zhvilluar online.

Vendimi, të cilin Report Tv e disponon, “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar’”  mban datën 14 maj 2012, (sot, e enjtje) numër 50. Në mbrojtje të Teatrit kanë shkuar artistët, të cilët kanë paralajmëruar që do të qëndrojnë aty gjatë natës kundër shembjes, e ndërsa iu është bashkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Teatri Kombëtar ka qenë kryefjalë e ditës së sotme, ku herët në mëngjes presidenti Ilir Meta ka dorëzuar një padi të dytë në Kushtetuese. Ai kundërshtoi vendimin e qeverisë së pak ditëve më parë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ta shembur, teksa iu përgjigj edhe kryebashkiakut Erion Veliaj duke i thënë se “Europa nuk është vetëm euro, por kulturë. Ndërkohë, Avokati i Popullit ka nisur procedurat e shqyrtimit të ankesës në lidhje me kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar nga qeveria te Bashkia. Ankesa ka ardhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila që në krye të herës ka dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar me argumentin se po shkatërrohet kultura dhe historia e këtij vendi.