07:13 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këshilli dhe Bashkimi i Evropës prezantojnë rezultatet kundër krimit ekonomik në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Evropës do të bashkë organizojnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër Krimit Ekonomik në Kosovë.

Konferenca do të përqëndrohet në rezultatet e vlerësimit pajtueshmërinë e Kosovës me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushat e anti-korrupsionit, pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit.

Vlerësimi është kryer në koordinim dhe përkrahje të ngushtë me agjencitë përkatëse vendase si Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit dhe Njësia e Inteligjencës Financiare.