75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Këshilli Gjyqësor dorëzon kërkesën te Avokati i Popullit: Ligji i Pagave të shkojë në Kushtetuese

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i është drejtuar me kërkesë Avokatit të Popullit.

KGJK-ja kërkuar që Ligji i Pagave të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

“Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19, prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

Kujtojmë se me Ligjin për Paga, pagat e gjyqtarëve e prokurorëve pothuajse përgjysmohen.