12:17 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Këshilli i BE-së ia zgjat mandatin edhe për 6 muaj Apostolovës

Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova i është zgjatur mandati edhe për 6 muaj të tjerë.

Këshilli i BE-së ka marrë sot vendimin për zgjatjen e mandatit edhe për pesë përfaqësues të tjerë specialë, që punojnë nëpër vende të ndryshme.

Në vendimin e Këshillit Evropian u tha se Natalyia Apostolovas i zgjatet mandati për gjashtë muaj të tjerë që i  bie deri më 31 gusht 2020, transmeton Indeksonline.

Apostolova u emërua shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë në gusht të 2016-s./Indeksonline/