75 Mall Live Search
20:00 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Këshilli i Evropës: Nuk jemi bindur për mjedisin e lirë të zgjedhjeve në Turqi

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Këshillit të Evropës në zgjedhjet lokale në Turqi tha sot se nuk ishte “plotësisht i bindur” se Turqia kishte një “mjedis të lirë dhe të ndershëm zgjedhor”.

Andrew Dawson, i cili udhëhoqi misionin, i bëri thirrje qeverisë turke të respektojë rezultatet e zgjedhjeve, veçanërisht në krahinat me shumicën kurde, pasi që nga viti 2016 qeveria ka zëvendësuar zyrtarët e zgjedhur në 95 komuna të tilla për lidhje të dyshuara me militantët e jashtëligjshëm kurdë.