18:34 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret takim urgjent për situatën në Gaza

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka caktuar një takim urgjent për paralajmërimin e Izraelit se nga nesër do të nisë sulm tokësor në Gaza.

Duke dënuar dhunën, Emiratet e Bashkuara Arabe, përfaqësuesi arab në këshill, bëri thirrje për një armëpushim.

Kjo e vë atë në kundërshtim me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit si Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC News.