75 Mall Live Search
07:33 / E Martë, 21 Tetor 2025 / AR

Këshilli i Sigurimit mblidhet për të diskutuar për Kosovën

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet sot për takimin e rregullt informues për situatën në Kosovë.

Zëvendës-përfaqësuesi Special dhe zyrtari i përgjegjshëm i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë Këshillin e Sigrumit për raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për UNMIK-un, i cili u shpërnda ndër anëtarët e Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Shin pritet të veçojë zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.