75 Mall Live Search
10:03 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këshilli i Sigurimit pa rend dite në muajin shkurt, shkak bëhet Kosova!

Këshilli i Sigurimit ka dështuar që të votoj një rend dite për muajin shkurt, shkruan ‘Zëri i Amerikës’ në gjuhën serbe.

Arsye e dëshitimit për votimin e rendit të ditës është bërë Kosova, transmeton Indeksonline.

Në një debat të bërë se a duhet të vazhdoj praktika e raportimit të sekretarit gjeneral për misionin UNMIK-ut  në Kosovë, SHBA-të dolën kundër.

Pro vazhdimit të kësaj praktike ishte Rusia.

Kryesuesi i Këshillit të Sigurimit për muajin shkurt do të jetë ambasadori i Guineas Ekuatoriale, Anatolio Ndong Mba.

Mba ka thënë se Këshilli i Sigurimit me bisedime do të arrijë të gjej zgjidhje.

“Këshilli i Sigurimit është i vendosur që me bisedime të arrihet deri te zgjidhja. Koordinatorët tonë politikë në ditët në vazhdim do të tentojnë që të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të shmanget situata deri më shtatë shkurt. Nëse deri atëherë nuk do të ketë marrëveshje, do të mbahet votim procedural dhe do të merret vendimi” u shprehë Ambasadori i Guineas Ekuatoriale.

Tutje ai ka shtuar që Kosova është në programin e punës këtë muaj, siç është parashikuar me kalendar./Indeksonline/