Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Ushtrinë e Kosovës
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë sot për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me kërkesë të Beogradit zyrtar.
Në këtë seancë pritet të flasin edhe presidenti i vendit dhe ai i Serbisë. Seanca do të jetë e hapur për media dhe fillon nga ora 21:00, transmeton Indeksonline.

Ndryshe të premten e 14 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës i dha dritën jeshil formimit të Ushtrisë, duke arritur miratimin e pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së./Indeksonline/