Këshilli i Sigurimit të OKB’së më 14 nëntor diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të flasë për Kosovën gjatë këtij muaji.
Në mbledhjen e 14 nëntorit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet për Republikën e Kosovës.
Këtë për ‘tanjug’ e ka konfirmuar ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për situatën në Republikën e Kosovës.