75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 19 Maj 2025 / k.v

Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall konkurs për rekrutimin e 21 prokurorëve të shtetit

Këshilli Prokurorial e Kosovës (KPK) njofton se ka shpallur konkurs pë rekrutimin e 21 kandidatëve për pozitën prokuror i shtetit në prokuroritë themelore.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në përputhje me nenin 110, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si edhe legjislacionin përkatës, shpall konkurs publik për rekrutimin e 21 kandidatëve për pozitën prokuror shteti në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

KPK-ja ka inkurajuar të gjithë kandidatët e komunitetit joshumicë të aplikojnë për këto pozita.

Sipas KPK-së, afati për dorëzimin e aplikacionit është 15 ditë nga publikimi i konkursit, gjegjësisht nga 19 maji 2025 deri më 2 qershor 2025.

Detajet lidhur me kriteret për aplikim, procedurat e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e nevojshëm, mund t’i gjeni në këtë LINK