75 Mall Live Search
08:52 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen Prokurorit Enver Krasniqi

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prokurorit Special, Enver Krasniqi.

Ai, ka thënë se Prokurori Enver Krasniqi ishte shembull i vlerave të larta njerëzore dhe ndershmërisë, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij.

E nderuara familje Krasniqi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z. Enver Krasniqi.
Largimi i z. Enver Krasniqit nga kjo botë papritmas nuk është humbje vetëm për familjen Tuaj, por përgjithësisht edhe për sistemin e drejtësisë në vendin tonë.
Me këtë rast, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës t’ju shpreh dhimbjen e madhe dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e Prokurorit Krasniqi.
Prokurori Enver Krasniqi ishte shembull i vlerave të larta njerëzore dhe ndershmërisë, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Sinqerisht i Juaji,

Jetish Maloku
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës./Indeksonline